Gjashtë shtetas të huaj hynë jashtëligjshëm në Kosovë

Për kontrabandim më emigrant është arrestuar një shtetas i Shqipërisë, ndërsa Policia nuk ka mundur të arrestojë kontrabanduesit që sollën disa emigrantë gjatë ditës së djeshme.

Lajme

13/02/2018 10:12

Në Ferizaj, Policia e Kosovës ka pranuar informacion lidhur me kontrabandimin e disa personave shtetas të huaj. Njësia policore në vend të ngjarjes ka identifikuar dhe njëherit ndaluar gjashtë shtetas të huaj të cilët dyshohet se në Kosovë kanë hyrë në mënyrë ilegale.

Viktimat e kontrabandimit janë dërguar në qendrën për azilkërkues dhe me vendim të prokurorit rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, për kontrabandim me emigrant që kishte bërë në vitin 2016, në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, nën dyshimin se ka kryer veprën e cekur.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/