Gjashtë shkrimtarë kundërshtojnë që Charlie Hebdo të marrë çmimin PEN

Në blogun e tij PEN Qendra amerikane ka njoftuar se konsideron se Charlie Hebdo “nuk ka pasur për qëllim t’i fyejë myslimanët, por që fuqishëm të kundërshtojë tentimin e një numri të vogël ekstremistësh që të kufizojnë lirinë e fjalës”.

Bota

28/04/2015 13:45

Gjashtë shkrimtarë të famshëm amerikanë, siç transmeton KultPlus, kanë vendosur të mos marrin pjesë në ndarjen vjetore të shpërblimit të PEN-it amerikan më 5 maj, duke shprehur kështu pakënaqësinë për shkak të vendimit të shoqatës joqeveritare që shpërblimin e sivjetshëm për lirinë e shprehjes t’ia ndajnë revistës satirike franceze Charlie Hebdo.

Peter Carey, Michael Ondaatje, Francine Prose, Teju Cole, Rachel Kushner dhe Taiye Selasi nuk do të shkojnë në ndarjen e shpërblimit, shkruan New York Times.

Carey, fitues i dyfishtë i Bookerit prestigjioz, për gazetën amerikanë ka thënë se me vendimin për ndarjen e shpërblimit PEN-i amerikan po e tejkalon rolin e tij tradicional të mbrojtësit të lirisë së fjalës dhe të drejtave të shkrimtarëve e publicistëve të rrezikuar nga politika represive.

“Është bërë një krim i tmerrshëm, por a është përzierja e PEN-it amerikan në këtë çështje liri e shprehjes”, ka pyetur shkrimtari i njohur në intervistën për gazetën amerikane.

“Edhe më keq është shkaku i verbimit të PEN-it ndaj arrogancës kulturore të Francës, e cila nuk e respekton detyrën morale ndaj një pjese të popullatës së saj”, konsideron autori, duke menduar me këtë rast në kritikat e thëna në mbledhjen e redaksisë se revistës franceze, e cila, sipas mendimit të shumëkujt, tepër shpesh e përqesh islamin dhe profetin e tij Muhamed.

Në blogun e tij PEN qendra amerikane ka njoftuar se konsideron se Charlie Hebdo “nuk ka pasur për qëllim t’i fyejë myslimanët, por që fuqishëm të kundërshtojë tentimin e një numri të vogël ekstremistësh që të kufizojnë lirinë e fjalës”.

Shpërblimin në emër të kolegëve nga Charlie Hebdo do ta pranojë Jean-Baptiste Thoret, i cili ia ka shpëtuar nga masakri duke u vonuar atë ditë në punë.