Gjashtë shenjat që tregojnë mungesën e hekurit

Nëse gradualisht filloni të ndjeheni nga energjetike në e lodhur, mungesa e hekurit mund të jetë shkaku. Është mangësia më e zakonshme ushqyese nga e cila më të rrezikuara janë femrat sesa meshkujt ndërsa shkaku kryesor janë menstruacionet.

Lifestyle

15/03/2018 22:12

Zyrtarisht jeni anemike kur nuk keni mjaftueshëm hekur në trup për të krijuar sasinë e nevojshme të hemoglobinës.

Hemoglobina është komponenta më e rëndësishme e qelizave të kuqe të gjakut dhe shërben si sistem transportimi të oksigjenit nëpër trupin tuaj. Kur trupi juaj nuk ka mjaftueshëm hemoglobinë, numri i qelizave të kuqe të gjakut do të bie dhe do e bëjë më të vështirë për indet e juaja të furnizohen me oksigjen, gjë që sjell plogështi dhe gulçim.

Kur konsumoni ushqime të pasura me hekur, ndihmoni në kurimin e anemisë mirëpo nëse jeni anemike e vërtetë atehërë problemi nuk qëndron tek mënyra e të ushqyerit. Mungesa e hekurit më shpesh shkaktohet nga pamundësia e absorbimit të hekurit, si efekt anësor i barërave apo operacioneve kirurgjike, nga prodhimi i pamjaftueshëm i qelizave të kuqe të gjakut apo gjakderdhja. Përderisa disa simptome të mungesës së hekurit janë të pritura, sikurse plogështia dhe gulçimi, disa të tjera mund të duken sikur nuk kanë asnjë lidhje me nivelet e hekurit në trupin tuaj. Më poshtë i keni gjashtë shembuj të tillë për të cilët mund të informoheni.

Dëshira për të ngrënë dhe. Nëse keni ngrënë dhe kur keni qenë fëmijë, me siguri keni vuajtur nga mungesa e hekurit. Shkencëtarët nuk janë të sigurtë për arsyet pse mungesa e hekurit i detyron njerëzit të dëshirojnë dhe, baltë, niseshte misri, karton apo materiale pastirimi. Gjendja quhet pika dhe mund të jetë e vështirë të vërehet pasiqë njerëzit turpërohen të pranojnë se kanë varësi të tilla të çuditshme.

Thonjë të rrafshët apo konkavë. Edhepse nuk duken se mund të jenë të lidhur me mungesën tuaj të hekurit, thonjtë e deformuar tregojnë shumëçka për shëndetin tuaj. Nëse ju ndodh që pjesa e brendshme e thoit të fundoset në gisht, është mirë të bëni ca teste të gjakut pasiqë mund të vuani nga anemia.

Buzë të plasaritura. Falë dimrave të ashpër, dhomave të thata apo shprehisë së lëpirjes së buzëve, shumica prej neve e kuptojnë vështirësinë e buzëve të plasaritura. shkruan femra.net. Një e treta e njërzve me mungesë të hekurit janë të prirur për një lloj të plasaritjes të quajtur çeilitis këndor, i cili zakonisht ndikon në skajet e buzëve, gjë që e vështirëson ngrënien, buzëqeshjen madje edhe të folurit.

Gjuhë e ënjtur. Një tjetër simptomë e mungesë së hekurit është glossitisi i atrofuar, i njohur si gjuhë e ënjtur dhe e ndjeshme. Ënjtja e bën të vështirë përtypjen dhe të folurit.

Nevoja e vazhdueshme për akull. Nevoja për akull është një pikë specifike e quajtur pagofagia dhe është një nga simptomet më të zakonshme të mungesës së madhe të hekurit.

Therje e këmbëve. Kjo ndjenjë është e përshkruar si djegie, therje apo sikur të keni insekte duke ecur nëpër brendinë e këmbëve. Mjekët nuk janë të sigurtë se çfarë e shkakton këtë gjendje, disa studime deklarojnë se mungesa e hekurit është një nga shkaqet.