Gjashtë shenja që tregojnë se lidhja juaj po mbaron

Lidhjet romantike mund të jenë të vështira. Fatkeqësisht, nuk ekziston lumturia përgjithmonë në jetën reale. Por nëse jeni në një lidhje të keqe, kur e dini se është koha t’i jepni fund? Ka disa shenja që tregojnë se kur. Nëse filloni t’i shihni ato, është koha që të bëni lëvizjen tuaj.

Lifestyle

02/07/2014 22:03

#1- Ju dëshironi gjëra të ndryshme
Çdo njeri dëshiron gjëra të ndryshme në jetë. Shumica e lidhjeve vijnë në një përfundim natyral kur dy njerëz e kuptojnë se janë në udhëkryq – dhe janë duke lëvizur në drejtime totalisht të ndara. A është partneri juaj në gjendje që të ju lë për shkak të punës apo universitetit? A dëshiron fëmijë kur ju nuk doni? Dhimbja shtohet edhe më shumë kur pretendoni se nuk ka ndonjë udhëkryq mes jush. Nganjëherë duhesh të bësh një vendim të vështirë në lidhje. Njerëzit ndryshojnë, dhe kjo është në rregull.

#2- Ju nuk flisni
Komunikimi është themeli i një lidhje të suksesshme. A bisedonit gjatë gjithë kohës kur u bëtë bashkë në fillim, por tani thjeshtë nuk keni asgjë për të thënë? Ndoshta koha e shpenzuar duke shkruar mesazhe dhe duke thirrur njëri-tjetrin është reduktuar aq shumë sa që pothuajse aspak nuk e përdorni celularin. Heshtja është një shenjë e keqe për një lidhje. Nëse kaloni shumë kohë pa diskutuar ndonjë gjë – të mirë ose të keqe – atëherë problemet do të fillojnë të shfaqen dhe do të bëhen të pazgjidhshme.

3#- Ju ziheni gjatë gjithë kohës
Ndoshta nuk flisni shumë me njëri-tjetrin por kur e bëni nuk është bisedë e këndshme. Argumentet me rivalitet janë zakonisht shenja që keni probleme më të thella. Kur filloni t’i bërtisni njëri-tjetrit për atë se cili i preku çelësat e veturës, ose cili do t’i pastrojë enët, ju keni një problem më të madh. Kur ziheni për gjëra të vogla, ajo çfarë në të vërtetë ju bëni është që e shfaqni pa-lumturinë për një gjë më të madhe. Nëse ajo çfarë ju bëni është se ziheni, atëherë pse jeni ende në këtë lidhje?

#4- Ka kaluar një kohë e gjatë prej se keni pasur seks
Disa njerëz kanë seks më pak, dhe kjo është në rregull. Ka çifte që mund të qëndrojnë pa seks disa javë apo disa muaj dhe të ndjehen shumë të lumtur në lidhje. Por nëse jeta juaj seksuale ka kaluar nga e urryer në të frustruar, është koha që ri-ekzaminoni lidhjen tuaj. A nuk ju tërheqë njëri-tjetri më apo që të dy keni pushuar së kërkuari seks? Seksi nuk është gjithçka në një lidhje, por është i rëndësishëm për ju dhe është koha që të bëni një veprim kur seksi zhduket krejtësisht.

#5- Argëtimi ka shkuar
Ndoshta ju nuk ziheni. Dhe ndoshta ju keni seks një herë në javë apo më shumë, dhe gjërat po shkojnë mirë gjithashtu. Por kur është koha e fundit që ju keni qeshur së bashku? Sigurisht, jo çdokush mund të ofrojë “takime nate” të rregullta, por a e kaloni kohën duke u kënaqur me shoqërinë e njëri-tjetrit apo thjeshtë uleni afër njëri-tjetrit në divan dhe rrini të heshtur? Kur mbaroni së argëtuari dhe filloni të qëndroni anash njëri-tjetrit në heshtje, është një shenjë e keqe.

#6- Abuzimi
Qoftë fizik apo emocional, abuzimi është arsyeja më e madhe pse duhet ta ndërpreni lidhjen. A ju bënë partneri që të ndjeheni keq për veten? A jeni i/e frikësuar? A ndjeheni pa fuqi, ose sikur nuk do të mund të mbijetonit pa ta? A ju godasin apo ju keqtrajtojnë juve? Nëse përgjigjja e gjithë këtyre është po, atëherë ju sigurisht se jeni në një lidhje abuzive. Kërkoni ndihmi dhe dilni nga kjo, sepse ju meritoni më mirë.