Gjashtë rekordet e One Direction në Librin e Guinness

Grupi muzikor One Direction ka arritur të thyejë edhe një rekord duke hyrë në librin e rekordeve botërore Guiness, për herë të gjashtë.

ShowBiz

03/09/2015 15:30

Këto janë gjashtë rekordet e djemve të bendit muzikor One Direction:

1. Me këngën e tyre What Makes You Beautiful ata fituan vendin e parë si kënga më e populluar, pasi që është luajtur më shumë e 40 milionë herë në “Just Dance 4”.
2. Në ”YouTube”, One Direction posedojnë më së shumti “Subscribers” apo abonentë fansa të cilët e ndjekin çdo video e cila publikohet nga ta, përfshirë këtu rrethë 16 milionë abonentë.
3. One Direction mbajnë rekordin për grupin muzikor me më së shumti ndjekës në “Twitter”, me më shumë se 23 milion të tillë.
4. Rekordin tjetër djemtë e morën si rezultat i arritjeve më të larta si grupi muzikor britanik në ShBA.
5 Ata u zgjodhën edhe si grupi i parë britanik i cili arriti që me katër albumet e para të jetë në vend të parë në listat e këngëve hite në ShBA.
6. Gjithashtu me albumin e tyre debutues ata fituan rekordin e parë si grupi britanik më i popullarizuar me album të parë.

E këto rekorde nuk janë të pakta për ta, por është pak trishtuese për fansat duke ditur se ata kanë paralajmëruar një pushim nga muzika./arbresh