Gjashtë përfaqësuese e ndjekin Januzajn

Adnan Januzaj nuk e ka zgjedhur ende ekipin kombëtar. Nuk shkon ditë apo javë që nuk spekulohet rreth së ardhmes së tij, në nivelin e Përfaqësueses. Në ‘lojë’ për mesfushorin e talentuar të Manchester Unitedit janë: Turqia, Serbia, Kosova, Anglia, Belgjika dhe Shqipëria, shkruan uebfaqja italiane, mediaset.it. I lindur në Bruksel të Belgjikës, Januzaj vjen…

Sport

28/02/2014 14:00

Adnan Januzaj nuk e ka zgjedhur ende ekipin kombëtar. Nuk shkon ditë apo javë që nuk spekulohet rreth së ardhmes së tij, në nivelin e Përfaqësueses.

Në ‘lojë’ për mesfushorin e talentuar të Manchester Unitedit janë: Turqia, Serbia, Kosova, Anglia, Belgjika dhe Shqipëria, shkruan uebfaqja italiane, mediaset.it.

I lindur në Bruksel të Belgjikës, Januzaj vjen nga një familje multietnike, ndërsa futbollisti i ‘Djajve të Kuq’ nuk ka vendosur ende se cilin prej këtyre opsioneve ta zgjedh.

Për momentin, Përfaqësuesja e Kosovës është ekipi i cili i intereson më së shumti futbollistit nga Istogu. Vetë futbollisti, por edhe babai i tij Adnani, e kanë pranuar se Kosova mbetet prioritet i tij, por vetëm në rast të pranimit në FIFA.

Ndërkohë, siç shkruajnë vazhdimisht mediat, ish futbollisti i Anderlechtit e ka refuzuar ftesën e parë të marrë nga Kosova, për të luajtur në miqësoren historike ndaj Haitit, e cila do të zhvillohet në stadiumin ‘Adem Jashari’ në Mitrovicë.

Gjithashtu, ai e kishte refuzuar edhe Belgjikën, ndërsa mediat britanike shkruajnë se Adnani shpreson të luajë për Anglinë.