Gjashtë muajt e parë të dobët në arkën e Komunës së Mytaher Haskukës

Mytaher Haskuka, i cili e mori drejtimin Komunës së Prizrenit në dhjetor të vitit 2017, nuk është treguar menaxher i suksesshëm në gjysmën e parë të vitit 2018 për ta mbushur arkën e komunës. Ka ngecur të realizojë planin e të hyrave vjetorë të Komunës.

Lajme

25/08/2018 11:27

Gjatë fushatës zgjedhore, Haskuka kishte deklaruar se Prizreni ka potencial që të ketë të hyra më të mëdha, por menaxhmenti që udhëhiqet nga ai është larg realizmit të panit për mbushjen e arkës komunale, shkruan lajmi.net.

Fiks 8 milionë e 121 mijë euro është plani vjetorë i Komunës së Prizrenit për të hyrat vetjake. Ndërkaq, sipas Raportit të punës janar –qershor të Komunës së Prizrenit, të cilin e ka parë lajmi.net, në gjashtëmujorin e parë 1 janar -30 qershor, Komuna ka arritur që të inkasojë vetëm 3,074,202 euro, ose 37.85 për qind të planit.

Plani i komunës është që të ketë të hyra nga disa burime, kurse keq qëndron më të hyrat nga ‘liçensat komerciale dhe të biznesit’, pasi për 6 muaj janë inkasuar vetëm 53 mijë euro, kurse plani vjetor është 350 mijë euro. Pastaj, nga ‘shfrytëzimi i tokës dhe lejet e ndërtimit’ që për një vit është paraparë të inkasohen 1.4 milionë, për gjashtë muaj u mblodhën vetëm 405 mijë euro, që i bijë rreth 28 për qind e planit. Edhe nga ‘lejet për ndërtim dhe konstruktime’ janë paraparë të inkasohen mbi 1.3 milion euro, ndërsa janë inkasuar 366 mijë euro.

Edhe shfrytëzimi i pronës komunale, si ën shumë komuna dukët që bëhet pa leje, pasi në këtë kategori janë paraparë të inkasohen 700 mijë euro për një vit, dhe janë inkasuar 153 mijë euro, ose pak më shumë se 21 për qind e planit.

Gjobat në trafik janë ato që po e mbushin arkën komunale, nga 450 mijë euro të planifikuara, janë mbledhur rreth 210 mijë euro.

Komuna i mbledh të hyrat vetanake ne dy forma: si të hyra të mbledhura drejpërdrejt nga
Komuna, si aktivitet i Komunës, dhe si të hyra të arkëtura nga niveli qëndror, të cilat transferohen
ne Komunë, si pjesë përbërëse e të hyrave vetjake./Lajmi.net/