Gjashtë mënyrat për të kuptuar nëse partneri iu ka tradhëtuar

Këto janë gjashtë shenjat që vërtetojnë se partneri juaj iu ka tradhëtuar. Sipas ish-agjentit të FBI-së, Jack Treyarch tregon disa prej sjelljeve të dyshimta, që të lënë të kuptosh se partneri të ka tradhëtuar.

Lifestyle

14/05/2017 21:19

1. Sillet ndryshe

Për shembull, nëse e pyesni ku ka qenë të premten në mbrëmje, ndërkaq ai fillon të marrë frymë thellë, prek hundën, buzët, kollitet – me siguri diçka nuk është në rregull.

2. Shikon në dysheme

Nëse mashkulli diçka fsheh nga ju, do të fillojë të shikojë në dysheme madje pa lëvizur qerpikët! Gënjejnë pa kurrfarë turpi!

3. Kur e pyesni përgjigjet me kundërpyetje

Gjithmonë ka qenë dhe do të jetë – sulmi është mbrojtja më e mirë. Kjo taktikë të cilën çdo mashkull tradhtar e përdor me më shumë dëshirë – pyetjes suaj do t’i përgjigjet duke ju pyetur, sepse kështu të ketë kohë për të shpifur ndonjë gënjeshtër sa më të bindshme.

4. Fajin e vet jua vesh juve

Kur njerëzit janë fajtorë, zakonisht përpiqen fajin t’ia hedhin atij ndaj të cilit kanë gabuar, thotë agjenti i FBI-së.

5. Ndryshon bisedën

A keni vërejtur ndonjëherë që njerëzit kur e thonë të vërtetën, gjithmonë e tregojnë të njëjtin tregim? Kini parasysh, nëse ndryshon tregimin, me siguri fsheh diçka nga ju!

6. Betohet në çdo gjë dhe për çdo gjë

Nëse ndërgjegjen e ka të pastër, kurrë nuk do të ulë veten aq poshtë sa që të betohet rrejshëm, vetëm e vetëm për të fshehur gabimet e veta.