Gjashtë mënyra për të ndryshuar – Lajmi.net
Gjashtë mënyra për të ndryshuar
Autori: Lajmi.net LifestyleOrganizohu 0:30, 7 September 2017
Shtatori, për shumë prej nesh është vërtetë fillimi i vitit. Pushimet janë pas krahëve tashmë dhe i kthehemi ditëve të reja, si brenda dhe jashtë shtëpisë.

Përmirësimi i pamjes tonë pa ndryshuar shpirtin kuptohet, është i mundur dhe ndonjëherë ka nevojë për gjëra të vogla për tu ndjerë ndryshe.

Para së gjithash
Nuk duhet të harrojmë që personi ynë më i rëndësishëm është vetja jonë. Të jesh në qendër të vëmendjes nuk është e lehtë, sidomos nëse kemi bashkëshort dhe fëmijë për tu kujdesur, por është e nevojshme. Të rizbulosh bukurinë brenda nesh si një rutinë e vogël e vëmendjes së përditshme, na ndihmon të vlerësojmë më shumë veten.

Jemi ata çfarë hamë
Nëse gjatë pushimeve e kemi ekzagjeruar me një pije, aperitiv apo darka me miqtë, ky ësthë rasti më i mirë për tu detoksikuar. Fruta dhe perime të stinës jo vetëm që na mbrojnë nga  sëmundjet me vitaminat dhe kripërat minerale, por ju ndihmon dhe me humorin e mirë, lufton lodhjen, pastron lëkurën dhe ndihmon në kontrollin e peshës.

Stilimi flokëve
Ne femrat, duhet ta pranojmë që jemi bërë kështu: çdo ndryshim epokal i jetës tonë theksohet nga një krehje e re. Prerja e flokëve shpesh është një rinovim që përmirëson si pamjen dhe humorin.

Take it easy
Sigurisht që jemi shplodhur gjatë pushimeve, por fillimi i ri mund të shkaktojë ankth dhe pagjumësi. Për të mos humbur përfitimet nga pushimet, duhet të përpiqemi të përmirësojmë cilësinë e jetës tonë.

Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë
Pamja fizike varet shumë nga stili i jetës. Nëse duam të ndryshojmë, duhet të ndryshojmë dhe zkaonet tona. Nëse palestra është e mërzitshme për ju, pse mos ta provoni me aktivitete fizike në ajër të pastër.

Hidhni gjëra
Riorganizimi i hapësirave të shtëpisë, përveçse të hiqni ato që nuk ju duhen më, ju ndihmon të ndjeheni më të lehtë. Krijoni hapësirë në dollap për veshjet e reja. /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: Ndryshimi

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bow Master
  • Play Urban Basketball
  • Play Stealth Sniper
  • Play Turbo Racing 3