Gjashtë medalje për mundësit kosovarë në Greqi

Mundësit kosovarë janë treguar mjaft të suksesshëm, në turneun e madh të mundjes, i cili u mbajt në Selanik të Greqisë gjatë fundjavës që shkoi. Përfaqësuesit e Kosovës i fituan gjashtë medalje në këtë kompeticion, prej tyre dy të arta, tri të argjendta dhe një të bronztë. “Vendin e parë në stilin e lirë e…

Sport

14/04/2014 15:18

Mundësit kosovarë janë treguar mjaft të suksesshëm, në turneun e madh të mundjes, i cili u mbajt në Selanik të Greqisë gjatë fundjavës që shkoi.

Përfaqësuesit e Kosovës i fituan gjashtë medalje në këtë kompeticion, prej tyre dy të arta, tri të argjendta dhe një të bronztë.

“Vendin e parë në stilin e lirë e kanë fituar vëllezërit Drilon (42kg, kadet) dhe Dardan Syla (50kg, junior). Ky i fundit mori edhe një medalje të argjend në stilin greko-romak. Të argjendta fituan edhe Ramiz Huneli (58kg, kadet) e Arlind Curri (74kg, junior), kurse me medalje të bronzte u desh të pajtohet Denis Krasniqi (63kg, kadet)”, thuhet në një njoftim të Federatës së Mundjes së Kosovës.

Ndër të tjera, FMK thekson se në plasmanin ekipor tek juniorët, Kosova e fitoi vendin e tretë.