Gjashtë gjëra që nuk duhet t’i bëni kurrë për burrin që doni (Foto)

Çdo grua ëndërron që të ketë një lidhje të lumtur me atë që do. Sidoqoftë, shpesh herë ato marrin rolin e burrit në martesë, dhe disa shkojnë aq larg sa të sakrifikojnë lumturinë e tyre në emër të dashurisë.

Lifestyle

01/07/2017 13:32

Bright Side ka përmbledhur një listë prej gjashtë gjërave që një grua nuk duhet t’i bëjë asnjëherë për burrin që do, transmeton lajmi.net

Të mundoheni për t’i zgjidhur të gjitha problemet e tij

Edhe nëse burri juaj ka probleme financiare ose probleme në punë, ju asnjëherë nuk duhet të tentoni për ta shpëtuar ju vet nga problemet atë. Duke bërë kështu, ju do të përfundoni duke jetuar me një partner i cili ka frikë të merr përgjegjësi për të ardhmen e tij. Gjithmonë kujtojeni se ju jeni grua.

T’i jepni dhurata të shtrenjta në çdo kohë

Më së miri është që t’i jepni njëri tjetrit dhurata të cilat janë të njejta në çmim. Nëse i jepni dhurata të shtrenjta atij që e doni, veçanërisht kur ai nuk mund t’ua kthejë të njejtin favor, mund ta bëni të ndihet keq për veten e tij. Përndryshe, nëse veçse jeni e lidhur me një burrë të paskrupullt, ai vetëm do të përdorë dashurinë tuaj të sinqertë për të marrë atë që do.

Të keni krahu i mbështetjes kur ai të qajë

Ndryshe nga gratë burrat nuk bien në dashuri me ato të cilat ndjejnë keqardhje për ta. Kujtojeni se vetëm për arsyen që jeni për të emocionalisht dhe shpirtërisht, s’do të thotë që lidhja juaj është e thellë dhe e plotë.
Një grua e mençur e inspiron dhe e mbështet burrin e saj drejt arritjeve të reja. Dhe kjo është me të vërtetë njëri nga sekretet e një lidhjeje të lumtur.

Të thuani: Çfarë të kam thënë?

Edhe nëse 100% keni të drejtë, nuk ka gjë më provokative se sa fraza ”çfarë të kam thënë?”
Duke e thënë këtë, ju i tregoni burrit tuaj se jeni më e mençur se ai, ndërkaq çdo burrë ka nevojë të ndihet i rëndësishëm. Duke treguar dominancën ndaj tij, ju e vështirësoni krijimin e një lidhjeje plot harmoni.

Të hiqni dorë nga karriera dhe jeta juaj
Vetëm pse një grua ka gjetur dashurinë e jetës së saj, nuk do të thotë që ajo duhet të heq dorë nga miqtë dhe karriera. Për fat të keq, nëse sakrifikoni kënaqësitë tuaja personale në mënyrë që të kujdeseni për familjen, i dashuri i zemrës suaj mund të humb interesin në lidhjen tuaj një ditë. Gjithsesi, duhet ta kujtoni gjithmonë se ekstremet janë gjithmonë të rrezikshme.

Të ndryshoni dukjen tuaj

Është shumë natyrale që gruaja të dojë të duket mirë për burrin që do. Por nëse burri juaj ju bën presion që të ndryshoni dukjen tuaj drastikisht, ju nuk keni nevojë për të.
Në të njejtën kohë, nëse i dashuri juaj kërkon nga ju diçka që lehtë mund ta bëni, mos kundërshtoni. Nuk do të shkaktojë dëmtim në lidhjen tuaj, përkundrazi, do të forcojë lidhjen tuaj emocionale. /Lajmi.net/