Gjashtë futbollistët e paprekshëm të Barcelonës

Barcelona do të bëjë një revolucion në sezonin e ri. E ai do të fillojë nga gjashtë futbollistë që konsiderohen të paprekshëm. Kush janë ata?

Sport

23/04/2014 21:44

FIFA ka suspenduar dënimin e Barcelonës për shitblerjen e futbollistëve deri në verën e vitit 2015.

Gjiganti katalan sërish do të ketë të drejtë të realizojë përforcime në fund të këtij sezoni, dhe ka mirëpritur lajmin, pas ankesës së suksesshme të paraqitur.

Skuadra nga Camp Nou pritet të bëjë një revolucion për sezonin e ri dhe do të pësojë ndryshime për dallim nga ky stinor, të cilin sipas të gjitha gjasave do ta mbyllin pa asnjë titull të fituar.

Sipas të përditshmes sportive katalane Sport, revolucioni i Barcelonës do të fillojë nga gjashtë futbollistë të paprekshëm: Lionel Messi, Andres Iniesta, Neymar, Gerard Pique, Sergio Busquets dhe Jordi Alba.