Gjashtë derbit e javës në Evropë

Ligat kryesore të Evropës janë rikthyer këtë fundjavë me disa ndeshje interesante.

Sport

20/10/2018 11:06

Pas një pushimi të shkurtër me ndeshjet e kombëtareve në Ligën e Kombeve, këtë fundjavë janë rikthyer ndeshjet e ligave kryesore.

Spektakli i futbollit këtë fundjavë nis me derbin e Premierligës, ku Chelsea në ‘Stamford Bridge’ pret Manchester Unitedin, në ndeshjen që fillon nga ora 13:30.

Përveç rëndësisë që ka kjo ndeshje për të dy skuadrat, ajo po ashtu është speciale edhe për Jose Mourinhon, që luan kundër ish skuadrës së tij.

Ndeshje interesante janë edhe ato mes Villarrealit dhe Atletico Madridit, Wolfsburgut dhe Bayern Munich, West Ham Unitedit dhe Tottenhmit dhe Barcelonës dhe Sevillas.

‘Qershia mbi tortë’ vjen të dielën në mbrëmje, ku zhvillohet derbi më i madh lokal me Interin që në cilësinë e nikoqirit takohet me Milanin./Lajmi.net/