Gjashtë arsye pse të jesh i shkurtër është më mirë

Personat shtatshkurtër nuk kanë pse të mërziten. Jeta është e bukur edhe kur je i shkurtër, madje ka disa të mira krahasuar me gjatoshët.

Lifestyle

03/08/2016 10:43

Më poshtë janë gjashtë arsye që të shkurtërit duhet t’i bëjnë të ndihen mirë.

Kur je i shkurtër ulet risku i disa llojeve të kancerit

Një studim i 2014 që analizoi 5 milionë evropianë përfundoi se një person i gjatë rrezikon më shumë që të sëmuret me tumore kanceri dhe lëkure.

Sipas një kërkimi të 2015, njerëzit me këmbë të gjata kanë rrezik më shumë që të preken nga kanceri kolorektal (që prek shtyllën kurrizore dhe rektumin).

Ka më pak të ngjarë të mpikset gjaku

Kërkuesit nga Universiteti i Tromso-s (Norvegji) ekzaminuan më shumë se 25 mijë subjekte dhe përqindjen e mpiksjes së gjakut në vena. Sipas kërkuesve, personat shtatshkurtër kishin më pak të ngjarë të kishin të tilla problem krahasuar me ata shtatgjatë.

Mund të bësh më shumë seks (kur je djalë)

Në një ekzaminim të 500 meshkujve heteroseksualë hungarezë ata, që ishin nën 1.79 m raportuan se kryenin më shumë seks se ata mbi 1.79 (gati tri herë më shumë në javë).

Ka më pak të ngjarë të përjetosh situatë stresuese

Burrat nën 1.73 metra kanë 32% më pak gjasa që të divorcohen krahasuar me ata që janë më të gjatë, shkruan Shqip. Sipas kërkuesve, meshkujt e shkurtër kalojnë më tepër kohë për të bërë për vete partneren dhe kur ata lidhin kurorë, kanë themele më solide të marrëdhënies.

Mund të jesh një vrapues i mirë në largësi

Sipas studiuesve njerëzit e shkurtër me këmbë të holla, janë më të pajisur për të vrapuar, kurse shtatlartët janë më të zotë në sporte si noti.

Të shkurtrit jetojnë më gjatë

Personat shtatshkurtër jetojnë më gjatë se ata shtatlartë. Megjithatë, duhet thënë se studimi u krye vetëm te meshkujt japonezo-amerikan, kështu që nuk mund të themi se kjo gjë vlen për të gjithë meshkujt./Telegrafi