Gjarpri i varur në shportat e marketit (Video)

Një gjarpër shihet i varur në shportat e marketit, teksa shumë klientë e filmojnë atë.

Fun

21/06/2018 14:24

Në njërën nga karrocat e marketeve të cilat përdoren për të mbushur me produkte të ndryshme të marketeve, është parë një gjarpër, transmeton lajmi.net.

Ngjarja ka ndodhur në Nju Xhersi dhe është filmuar nga shumë persona që ishin aty të pranishëm.

Çuditërisht, blerësi në fjalë ishte në gjendje të kompletonte listën e tij të blerjeve para se të vinte re gjarprin që ishte aty poshtë.

Ose ky njeri është i pafat, dhe ka nevojë për syze, ose gjarpërin e tij ka përdorur një kamuflazh të mirë për tu maskuar. /Lajmi.net/