Gjarpri gëlltit 30 mace në një lagje të Sofjes

Një gjarpër i llojit të panjohur thuhet të ketë gëlltitur 30 mace në kuartin Lulin të kryeqytetit të Bullgarisë, njoftuan autoritetet lokale të Sofjes. 

Bota

07/08/2014 18:35

Me urdhër të kryebashkiake Jordanka Fandakova, në këtë lagje janë dërguar ekspertë të kopshtit zoologjik, si dhe zëvendësi i kryebashkiakes.  

Ende nuk dihet se për çfarë lloj gjarpri bëhet fjalë dhe as si ka arritur ai në këtë lagje të madhe.

Disa medie kanë publikuar se bëhet fjalë për gjarprin e llojit piton (nuk është helmues por mund të jetë i gjatë deri në 5-6 metra), i cili ka sulmuar qytetarë dhe kafshë në këtë lagje të Sofjes.