Gjakovë: Homazhe viktimave të Epopesë së Çabratit

Në gjashtëmbëdhjetë vjetorin e luftës së njohur si “Epopeja e Çabratit”, kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, në nderim të dëshmorëve dhe të martirëve të rënë, ka bërë homazhe tek lapidari “Shokët e Lirisë”.

Lajme

07/05/2015 12:38

Homazhet e Kusari-Lilas me bashkëpunëtorë, kanë vazhduar në varrezat e qytetit dhe në varrezat në Kodrën e Çabratit, ku prehen ata që me guximin e tyre dhanë dhe jetën, të rënët për lirinë e kombit dhe formimin e shtetit.

Pas homazheve, Kusari-Lila ka vizituar edhe familjarët e dëshmores Yllka Domi, e cila, ndonëse e re në moshë është shquar me inteligjencë, krijimtari letrare dhe sakrificë deri në rënie në altarin e lirisë, thuhet në njoftimin e zyrës komunale për informim, transmeton KosovaPress.