Gjakovari gati vret vëllanë e vet për pronë

Është arrestuar një person në Gjakovë ngase ka kanosur me vrasje vëllanë e tij.

Lajme

23/06/2015 15:10

Kjo ka ndodhur në Gjakovë, ku raportohet se deri te kjo erdhi pas një mosmarrëveshje pronësore.

Sipas viktimës i dyshuari në momentin e kanosjes e ka ekspozuar një armë.

Policia raporton se me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.