Gjakovari dënohet për drogë

Gjykata e Gjakovës e ka dënuar me 600 euro gjobë Sylejmon Meqën nënë akuzën për posedim droge.

Lajme

12/09/2018 14:40

Sipas aktakuzës Meqa ishte kapur me një sasi mariuhane prej 0.053gram në prill të këtij viti.

Gjyqtari i çështjes Nikollë Komani, të njëjtit ia shqiptoj edhe dënimin plotësues- konfiskimin e substancës narkotike.

Sipas aktakuzës ditën kritike hetuesit e Njësitit për Hetimin e Trafikimit me Narkotik, në rrugën “Ismail Qemajli” në Gjakovë kanë ndaluar të pandehurin Sylejmon dhe gjatë kontrollës në trupin e tij kanë gjetur substancë narkotike të llojit marihuana me peshë prej 0.053 gram.

Substanca narkotike ka qenë e paketuar në një folje alumini, në formë bari ngjyrë e gjelbërt- thuhet në aktakuzë.

Me këto veprime Sylejmon Meqa, dyshohet se ka kryer veprën penale të posedimit të paautorizuar të narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge.

I akuzuari Meqa, brenda 15 ditësh ka të drejtën e ankesës mbi lartësinë e dënimit lidhur me gjobën.