Gjakova vlerësohet komuna më transparente në Prokurim publik

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) degë e Transparency International për Kosovë, ka publikuar sot raportin nga metodologjia e matjes së transparencës në fushën e prokurimit publik për të gjitha Institucionet lokale dhe qendrore të vendit.

Lajme

29/02/2016 16:38

 

Indeksi bazohet në katër shtylla kryesore dhe në 17 indikator të ndryshëm. Komuna e Gjakovës në këtë raport është vlerësuar si Komuna më transparente në shtyllën e prokurimit publik, duke treguar kështu një pro aktivitet në publikimin e të dhënave të prokurimit publik.

Në takimin e publikimit të raportit të transparencës ishin prezentë përfaqësues të Komunave, shoqërisë civile dhe institucioneve tjera.

Komuna e Gjakovës vazhdon të vlerësohet si Komuna më transparente edhe nga organizata tjera të shoqërisë civile që monitorojnë transparencën në institucione./kp