Gjakova – Mendes, shpallet fituesi

Akil Gjakova e ka filluar me fitore Kampionatin botëror të xhudos në Baku.

Sport

22/09/2018 10:32

Akil Gjakova e ka fituar meçin e tij në Kampionatin Botëror të Xhudos, pasi e ka mposhtur Magner Mendes të shtunën me Ippon.

Akili garoi në kategorinë deri 73 kilogramë dhe triumfoi bindshëm ndaj Mendes duke e mundur me Ippon në rundin e dytë.

Gjakova rundin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në rundin e tretë do të përballet me fituesin e duelit mes Miglos Ungvari të Hungarisë dhe Antoine Bouchard të Kanadasë.