Gjakova mbulohet nga bora, përmirësimi nis nga e mërkura

Përderisa ditëve të fundit moti në Kosovë nisi të përmirësohet dhe të jetë më ngrohtë, sot ka ndryshuar gjithçka.

Lajme

05/04/2015 13:54

Dimri është rikthyer sërish, sidomos në rajonin e Dukagjinit.

Sipas disa fotove të KosovaPress-it, shihet se si reshjet e borës tashmë kanë nisur të mbulojnë rrugët në Gjakovë.

Edhe Instituti Hidrometeorologji i Kosovës njoftoi dje se në gjithë vendin do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu dhe bore.

Temperaturat minimale sipas IHK-së do të lëvizin ndërmjet 2C – 4C Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet  7- 9 gradë Celsiuc.

IHK raportoi dje se një gjendje e këtillë e motit me reshje shiu dhe bore do të na shoqërojë  deri të mërkurën, ndërsa era do të vazhdojë gjatë gjithë javës ta mbajë drejtimin e verilindjes, me temperatura maksimale që do të pësojnë rritje të lehta. /Kosovapress/