Gjakova bëhet komuna e parë në Kosovë me Muze të Muzikës

Trashëgimia muzikore, mjaft e pasur e komunës së Gjakovës, tashmë do ta ketë vendin e vet të konservimit dhe prezantimit para brezave të rijnë. Në një ceremoni modeste, sot është bërë inaugurimi i Muzeut të Muzikës, i pari i këtij lloji jo vetëm në Kosovë por mbase edhe më gjerë.

Lajme

16/07/2016 22:23

Në këtë ceremoni, ka marrë pjesë edhe kryetarja e komunës së Gjakovës Mimoza Kusari – Lila, e cila ka thënë se ky muze do të jetë një pasuri e madhe për komunën e Gjakovës dhe qytetarët e saj.

“Ky objekt këtu qysh në fillim ka qenë i destinuar që të jetë muze i muzikës, por të gjithë e dimë se i njëjti nuk e pati atë funksion deri me tani. Për mua nuk ka qenë e lehtë që në këtë vend ta vendosim muzeun e muzikës, megjithatë, ky inaugurim sot e tregon që synimi ynë për Gjakovën është që Gjakovën ta kthejmë në vendin e cili me të vërtetë mbajti këto tradita në ditët më të vështira”, ka thënë Kusari – Lila.

Ndryshe, duke ditur që komuna e Gjakovës ka elemente të bollshme të cilat do ta pasuronin këtë institucion muzeal, kryetarja Kusari – Lila ka apeluar tek të gjithë qytetarët që të mos hezitojnë e të sjellin këto elemente në muzeun e sapo hapur. Ajo ka shtuar se vetëm duke e plotësuar e pasuruar këtë muze, ne mund tu tregojmë të tjerëve se kush kemi qenë e kush jemi edhe sot.

4365c798-5b2a-4bd5-9a19-ad01d4c07eb4-690x380 8a4a7d69-4ef1-4815-af77-3a2620184032 ecc595a9-920c-49ce-8dc4-caaa571630d0