Giroud rikthen Arsenalin në krye

Arsenali do ta përfundojë vitin 2013 si lider i Premierligës. Gjiganti londinez fitoi në udhëtim te Newcastle United me rezultat minimal 1:0, por i mjaftueshëm për tu rikthyer në pozitën e parë. Pas pjesës së parë që nuk solli gol, momenti që vendosi takimin erdhi në minutën e 65’të kur pas një goditje të lirë,…

Sport

29/12/2013 15:25

Arsenali do ta përfundojë vitin 2013 si lider i Premierligës. Gjiganti londinez fitoi në udhëtim te Newcastle United me rezultat minimal 1:0, por i mjaftueshëm për tu rikthyer në pozitën e parë.

Pas pjesës së parë që nuk solli gol, momenti që vendosi takimin erdhi në minutën e 65’të kur pas një goditje të lirë, Theo Walcott harkoi në brendi të zonës për sulmuesin Olivier Giroud i cili shënoi me kokë.

Me shënimin e reprezentuesit francez, Arsenali mori pikë të plota nga udhëtimi i vështirë në St James Park dhe e tejkaloi Manchester Cityn duke u rikthyer në pozitën e parë me 42 pikë, një më tepër se skuadra e menaxherit Manuel Pellegrini.