Giroud nuk e mendon largimin nga Chelsea, i pëlqen konkurrenca me Moratan

Olivier Giroud nuk  e ka ndërmend të largohet nga skuadra e Chelsea.

Sport

19/11/2018 11:01

Sulmuesi francez shpesh herë ka startuar këtë sezon nën urdhrat e Sarrit, megjithatë së fundi, sulmuesi spanjoll Morata është kthyer në formën e tij.

Në moshën 32 vjeçare dhe me zërat që qarkullonin për një largim të mundshëm të Giroud gjatë verës, lojtari ka bërë të ditur se ai do të vazhdojë rrugëtimin në “Stamford Bridge”.

“Erdha vonë nga Kupa e Botës, prandaj Morata startonte” ka thënë Giroud për “Telefoot”, transmeton lajmi.net.

“ Ndeshja e shtatorit kundër Holandës, ku realizova gol, më bëri shumë mirë. Pas asaj, u ktheva tek Chelsea dhe luajta disa ndeshje si startues” ka vazhduar francezi.

“Është e vërtetë që ne kishim probleme në konkretizim. Ai tashmë po shënon dhe gjërat po shkojnë mirë. Sigurisht se jam garues dhe do të doja më shumë minuta. Por, jam në një klub të madh me lojtarë të mëdhenj” ka përfunduar ai.

Me ardhjen e Sarrit tek  Chelsea, ka ndryshuar edhe stili i lojës tek skuadra. Italiani kërkon lojë më të shpejtë dhe sulmues më të lëvizshëm, që ndoshta më shumë i shkon në favor Alvaro Moratas. /Lajmi.net/