Giroud i ‘shënon’ Cazorlas

Olivier Giroud është sulmuesi kryesor i Arsenalit. Reprezentuesi francez, në mungesë të ndonjë përforcimi të madh në repartin ofanziv të skuadrës së menaxherit Arsene Wenger, vazhdon të ketë rol kryesor në detyrën e shënimit të golave për gjigantin londinez. Giroud shënoi golin e barazimit 1:1 në ndeshjen në udhëtim te Southampton të martën, duel që…

Sport

30/01/2014 15:10

Olivier Giroud është sulmuesi kryesor i Arsenalit.

Reprezentuesi francez, në mungesë të ndonjë përforcimi të madh në repartin ofanziv të skuadrës së menaxherit Arsene Wenger, vazhdon të ketë rol kryesor në detyrën e shënimit të golave për gjigantin londinez.

Giroud shënoi golin e barazimit 1:1 në ndeshjen në udhëtim te Southampton të martën, duel që përfundoi me rezultat 2:2.

Mirëpo, përveç golit të bukur me thembër, sulmuesi francez ka zënë vend në tabloidet britanike edhe për diçka tjetër.

Në rastin e golit të mesfushorit Santi Cazorla, i cili e përmbysi përkohësisht rezultatin në favor të mysafirëve, Giroud vrapoi pas tij dhe e futi dorën nën brekët e spanjollit. Qëllimisht apo rastësisht, vendosni vetë.