Girona – Barcelona, formacionet e skuadrave (FOTO)

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave.

Sport

23/09/2017 08:07

Girona dhe Barcelona ndeshen sonte në kuadër të xhiros së gjashtë në La Ligë.

Skuadra lidere do të luajë në udhëtim në kërkim të një fitoreje të re për ta ruajtur bilancin pozitiv.

E përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo” ka publikuar formacionet e mundshme të skuadrave, përcjell “lajmi.net”.

Luis Suarez rikthehet në sulm dhe kthehet në kërkim të golit pas paraqitjeve të zbehta në javët e fundit. /Lajmi.net/