“Girls” nga Rita Ora publikohet edhe me videoklip

Këngëtaret e famshme, Rita Ora, Bebe Rexha, Charli XCX dhe reperja Cardi B kanë sjell me videoklip këngën e re "Girls".

ShowBiz

06/06/2018 17:43

Edhe pse kënga është kritikuar aq shumë për tekstin, si audio ka arritur të pëlqehet aq shumë ku edhe sot u publikua videoklipi i projektit, shkruan lajmi net.

Një klip mjaft i veçantë dhe me paraqitje të ‘zjarrta’ nga vetë artistet, pritet që të ketë suksesin e dëshiruar nga publiku.

Për të gjithë fansat e këtyre artisteve, këngën tanimë mund ta gjeni në kanalin zyrtar Youtube.

“Më në fund”, Thuani çfarë mendoni, Faleminderit për gjithçka vajza të bukura”, ka shkruar Rita në Instagram teksa tregon se është lansuar projekti. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BjsCcTBHsD7/?hl=en?&taken-by=ritaora

YouTube player