Giovinco, rrogën më të madhe se Robben e Benzema

Sebastian Giovinco do të ketë pagë prej total 8.5 milionë eurosh në stinor te klubi i tij i ardhshëm, Toronto. Ai do të përfitojë më shumë se sa yjet si Karim Benzema e Arjen Robben.

Sport

20/01/2015 15:48

Sebastian Giovinco tashmë disa sezone me radhë është rezervist i Juventusit.

Mirëpo, atij i buzëqeshi fati dhe ai ka arritur marrëveshje të majme me Toronton në Major League Soccer.

Në fund të këtij sezoni, kur do t’i skadojë kontrata me kampionin e Italisë, Giovinco do të transferohet në Toronto ku tashmë ka arritur marrëveshje katërvjeçare.

Por, e veçanta e këtij transferimi është paga e futbollistit që nuk konsiderohet si një yll i madh.

Giovinco do të paguhet – besoni apo jo – 6 milionë euro në stinor, si dhe do të përfitojë 2.5 milionë euro të tjera për të drejtat e imazhit.

Sa për të bërë një krahasim, sulmuesi do të përfitojë më shumë se yjet si sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, e anëtari i Bayern Munichut, Arjen Robben, që kanë pagë prej 8 milionë eurosh në stinor.