Giovinco refuzoi pesë klube

Sulmuesi i Juventusit, Sebastian Giovinco refuzoi interesimin nga pesë klube të ndryshme, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sport

02/09/2014 11:11

Pesë “Jo”, brenda disa orësh, janë shqiptuar nga Sebastian Giovinco, në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi i Juventusit zgjoi interesim nga Arsenal, Lazio, Parma e Torino, dhe secilës prej tyre i ktheu përgjigje negative.

Kurse, sipas të përditshmes sportive italiane “Corriere dello Sport”, Inter ishte klubi i fundit që shprehu interesim për angazhimin e Giovincos, por edhe Nerazzurrët morën përgjigje negative.

Giovinco – i ftuar së fundmi nga Antonio Conte në Kombëtaren e Italisë – ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2015 dhe duket se dëshiron ta respektojë atë, për të luajtur shansin e fundit të së ardhmes së tij në gjigantin torinez.