Giorgio Armani ka ndaluar përdorimin e gëzofit të kafshëve për veshje (Foto)

Vitet e lobimit nga aktivistët e të drejtave të kafshëve kanë sjellë lajme mjaft të mira.

Lifestyle

17/06/2016 12:38

Projektuesi italian Giorgio Armani, para pak muajsh ka njoftuar se shtëpia e modës do të heq dorë nga gëzofi dhe lëkura e kafshëve, ndërsa këto ditë ka shfaqur në treg rroba që po bëhen trendi, por nga materiale të ndryshme e jo nga gëzofi i kafshëve, transmeton lajmi.net.

“Jam i kënaqur të njoftojë se Armani ka bërë një angazhim të fortë për heqjen e përdorimit të gëzofit të kafshëve në koleksionet e saj”, tha Giorgio.

armani-fur-human-society-international-10

E ardhmja dhe teknologjia e re, sipas tij e kanë bërë më të lehtë modën, madje edhe u lejon atyre të kenë alternativa tjera të vlefshme për rroba, përpos praktikave të tyre mizore të vrasjes së kafshëve.

Claire Bass nga shoqëria humane në Britaninë e Madhe ka thënë se Armani ka bërë një punë të shkëlqyeshme, edhe pse Armani është fjala e parë luksoze në industrinë e modës.

Me këtë rast, Giorgio Armani iu është bashkuar Hugo Boss, Calvin Klein, Tommy Hilfiger dhe Ralph Lauren, të cilët përdorin gëzof artificial. /lajmi.net

armani-fur-human-society-international-12

Kafshët që dikur përdoreshin për rroba, duke iu marrë gëzofi!

armani-fur-human-society-international-8

armani-fur-human-society-international-9