Ginobilit i shqyhet këpuca në lojë

Diçka e pazakontë dhe e paparë ndonjëherë në NBA, ka ndodhur mbrëmë. Basketbollisti Manu Ginobili ka qenë protagonist i një ngjarjeje të rrallë. Në fakt, basketbollistit argjentinas i është shqyer këpuca sportive, gjatë ndeshjes ndërmjet skuadrës së tij, San Antonio Spurs ndaj Detriot Pistons. Duke e ndjekur një lojtar kundërshtar, Manu rrëshqiti paksa dhe çka…

Sport

27/02/2014 09:30

Diçka e pazakontë dhe e paparë ndonjëherë në NBA, ka ndodhur mbrëmë. Basketbollisti Manu Ginobili ka qenë protagonist i një ngjarjeje të rrallë.

Në fakt, basketbollistit argjentinas i është shqyer këpuca sportive, gjatë ndeshjes ndërmjet skuadrës së tij, San Antonio Spurs ndaj Detriot Pistons.

Duke e ndjekur një lojtar kundërshtar, Manu rrëshqiti paksa dhe çka të shihte: këpuca e tij sportive, e këmbës së majtë, me ngjyrë të zezë, u shqye dhe përfaqësuesit argjentinas i doli çorapja e bardhë.

Më pas, basketbollisti i Spurs e la parketin, për t’i ndërruar ‘patikat’ dhe loja vazhdoi rregullisht. Sa për informatë, Ginobili shënoi 16 pikë dhe dhuroi nëntë asistime, derisa San Antonio e fitoi këtë ndeshje me rezultat 120:110 ndaj Detroitit.