Gigi Hadid sulmohet nga fansat: Fotot e saj me sqetullat e padepiluara bëjnë xhiron e botës

Është një nga modelet më të njohura të botës së modës, e shpallur "Modelja më e mirë e vitit" dhe gjithashtu ndër më të paguarat

ShowBiz

12/12/2017 18:35

Gigi Hadid ka qenë prej vitesh e super komentuar e si mund ta tërhiqte vëmendjen këtë herë? Me sqetulla të padepiluara!

Modelja ka pozuar për revistën “Love” e veshur me një kostum sportiv teksa në shumicën e fotove ka treguar qimet nënsqetull, set fotografik i cili nuk është mirëpritur edhe aq mirë nga fansat, transmeton xing.

“Iii, qime në sqetulla”, “Qime janë ato? Jam e shokuar”, “Ato qime duheshin hequr, më shpërqëndrojnë”, janë disa nga komentet e fansave ndërsa të tjerë e kanë mbështetur modelen duke shkruar se edhe ajo është qenie njerëzore, ka qime gjithashtu.