Gigi Hadid ‘shkrihet’ pas të dashurit Zayn Malik

Modelja Gigi Hadid është ndër emrat më të kërkuar në botën e modelimit dhe imazh i markave të njohura.

ShowBiz

19/12/2017 08:04

Këto ditë, meqenëse jemi në prag të festave të fundviit, modelja ka realizuar disa fotosesione ku si çdo herë shquhet për bukuri, shkruan lajmi.net.

Ajo tash e disa vite është në lidhje me këngëtarin Zayn Malik dhe që arrin mirë ta mbajë larg medieve lidhjen e saj.

Në llogarinë e saj në Instagram, Gigi ka shkruae disa fjalë për Zayn ku si rrallëherë i shpreh atij publikisht dashurinë.

Fotografia e shkrepur giatë një eventi ku ishin dyshja duket për mrekulli, modelja e shikonte me shumë dashuri këngëtarin, ndërsa shkroi se ai është aq i bukur saqë Gigi ‘shkrihet’ për të. /Lajmi.net/