Gigi Hadid bëhet nostalgjike, kështu ia uron vëllaut ditëlindjen!

Super modelja Gigi Hadid, është një nga emrat më të përfolur në shtypin rozë.

ShowBiz

22/06/2018 14:49

Pasi që është njëra nga modelet më atraktive botërore, Hadid vazhdon të jetë fokus i shumë mediave, shkruan lajmi net.

Edhe pse së fundmi u komentua për një ribashkim të mundshëm me këngëtarin Zayn Malik, Gigi kësaj radhe ka vendosur t’i kushtojë më shumë rëndësi, vëllaut që e ka ditëlindjen.

“Urime ditëlindjen vëllau im i mrekullueshëm, nuk po mundem me besu që kanë kalu 19 vite kur ti na ke ndriquar jetën! Je rritur në njeriun më të mirë që njoh. Të dua shumë”, shkruan ajo.

Gigi Hadid po ashtu ditë më parë u takua me artisten e famshme, Dua Lipën në  New York. /Lajmi.net/ 

https://www.instagram.com/p/BkU7VHNAWhr/?hl=en?&taken-by=gigihadid

https://www.instagram.com/p/BkUvQWogV75/?hl=en?&taken-by=gigihadid