Giggs zbulon klubin e Bale për sezonin e ri

Ryan Giggs nuk beson se Gareth Bale do të largohet nga Real Madrid për në Manchester United.

Sport

31/01/2018 15:12

Legjenda e Uellsit, Gareth Bale nuk beson se Gareth Bale do të largohet nga Real Madrid.

Bale së fundmi ka qenë në qendër të spekulimeve rreth largimit nga Santiago Bernabeu dhe kalimit në Manchester United.

Por, Giggs nuk beson se kjo do të ndodhë së shpejti, përcjell “lajmi.net”.

“Ai është i lumtur në Real Madrid. Ai dëshiron të qëndrojë, nuk ka dyshim për këtë. Ai e di që klubi dhe trajneri e respektojnë prandaj dhe dëshiron t’iu tregojë adhuruesve se cfarë është në gjendje të bëjë”, ka thënë Giggs.

“Nuk e di nëse [United dëshiron ta blejë], por Bale nuk e ka ndërmend të largohet dhe Real Madridi nuk do ta shesë. Është e qartë se Unitedi do të ishte një opsion i mirë për të, por për momentin nuk është opsion, nuk do të largohet nga Madridi”, ka shtuar Giggs.