Giggs mund të pensionohet

Ryan Giggs mund t’i varë këpucët në gozhdë, në fund të sezonit. Uellsiani aktualisht po e kryen detyrën e trajnerit të Manchester Unitedit, ndërsa ky mund të jetë sezoni i fundit për të si futbollist aktiv.

Sport

02/05/2014 19:58

Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Ryan Giggs ka folur në për të ardhmen e tij gjatë konferencës për shtyp, para ndeshjes së fundjavës ndaj Sunderlandit.

Njëkohësisht futbollisti uellsian nuk e ka përjashtuar mundësinë që në fund të sezonit të pensionohet nga ky sport.

“Nuk ka ndryshuar asgjë dhe do të jetë kështu deri në fund të sezonit. Më pas do të flasim, kur gjithçka të jetë përfunduar”, deklaroi fillimisht ish përfaqësuesi uellsian.

“Jam totalisht i koncentruar tek Sunderlandi dhe tek dy ndeshjet tjera”, vijoi ai.

“Të kthehem në fushë? Po ushtroj, por nuk jam në formë të mirë. Mund të mos kthehem më për të luajtur”, përfundoi Giggs.