Giggs: Ky ekip nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve (FOTO)

Ryan Giggs nuk ka besim te ish skuadra e tij, Manchester United.

Sport

12/09/2017 10:13

Ryan Giggs nuk beson se Manchester United mund ta fitojë Ligën e Kampionëve.

“Ju e shikoni skuadrën aktuale të Unitedit dhe pyetni nëse mund ta fitojnë Ligën e Kampionëve? Nëse kanë lojtarët e duhur për ta fituar?”, tha Giggs për Sky Sports.

“Për momentin ndoshta nuk e kanë skuadrën e duhur. Ju keni Pogban dhe Lukakun. Nëse përmbush potencialin e tij, Rashford dhe De Gea janë top lojtarë, por nëse i shtoni edhe një Gareth Bale për të miksuar skuadrën, atëherë mund të flitni se kjo skuadër mund të triumfojë”, vazhdoi ai.

“Mourinho tashmë e ka fituar këtë garë, por nuk e di nëse i ka lojtarët e duhur për ta bërë edhe në United”, u shpreh ai. /Lajmi.net/