Giggs jep mendimin e tij rreth formës së dobët të Alexis Sanchez

Alexis Sanchez ka hasur në vështirësi të gjejë formën e tij që nga kalimi në Manchester United në janarin e kaluar.

Sport

28/09/2018 09:38

Anësori nga Kili ishte fantastik në Arsenal, por e njëjta formë nuk e përcolli edhe në “Old Trafford”.

Në sezonin e parë me United ai realizoi vetëm tre gola në 18 ndeshje. Këtë sezon ka luajtur 5 ndeshje dhe nuk ka gjetur golin.

Për 29 vjeçarin disa komente ka edhe legjenda e United, Ryan Giggs.

“Jam fans i madh i Sanchez. Më ka pëlqyer edhe në Arsenal” ka thënë Giggs për “Sky Sports”.

“Edhe pse ai është lojtar i kalibrit më të lartë botëror, i duhet ende kohë për tu përshtatur. Ai duket se ka pakëz mungesë besimi kohëve të fundit. Jam i  sigurt se do të kthehet dhe të jetë lojtari kyç duke shënuar gola” ka përfunduar uellsiani.

Sanchez e ka treguar vetën në të kaluarën por për arsye të pa njohura po dështon të shkëlqej nën urdhrat e Mourinhos. /Lajmi.net/