Giggs bëhet trajner i ekipit të njohur nga Premierliga?

Ryan Giggs, kandidatë për trajner të ri në Everton dhe Leicester City.

Sport

24/10/2017 10:53

Ryan Giggs mund të rikthehet si trajner në Premierligë.

Ish mesfushori i Manchester United ka zgjuar interesim nga Everton dhe Leicester CIty.

“Unë jam i interesuar që ta drejtoj njërin nga këto ekipe. Megjithatë, ka shumë trajnerë që do të jenë të interesuar për këto pozita”, ka deklaruar Giggs për Sky Sports.

“Unë kam thënë se do të jem i hapur për klubet që ndajnë ambiciet e mia”, ka thënë Giggs, i cili ka qenë ndihmës trajner i Louis Van Gaalit.