Giggs befason me deklaratën për Bale

Gareth Bale është po aq i mirë se bashkëlojtari i tij te Real Madrid, Cristiano Ronaldo e po ashtu edhe sa Lionel Messi.

Sport

29/03/2018 19:53

Këtë deklaratë e ka thënë trajneri i Kombëtares së Uellsit, Gareth Bale.

Bale është rikthyer në Madrid këtë javë pas përfshirjes me Kombëtaren e Uellsit në Kinë.

Uellsiani ka shënuar tri gola për 60 minuta në fitoren 6:0 të Uellsit ndaj Kinës.

“Ai është në një skuadër fantastike, ku ka fituar tre tituj të Ligës së Kampionëve, ai është i lumtur atje ku është”, ka deklaruar Giggs.

“Ai është ndër lojtarët më të mirë në botë. Është Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo, pastaj janë lojtarët e tjerë, dhe në këtë mes Bale është më i miri”./Lajmi.net/