Gianni de Biasi godet Milot Rashicën

Gianni De Biasi ka dhënë një intervistë të gjatë për ‘Supersport’.

Sport

23/12/2016 21:36

Njëra nga pyetjet që iu parashtrua teknikut italian që drejton Kombëtaren Shqiptare, është edhe çështja e Milot Rashicës.

Rashica u largua nga Kombëtarja Shqiptare për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës, pasi Kosova u pranua në UEFA dhe FIFA.

Largimi i Rashicës pati bërë bujë të madhe si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri.

Në Shqipëri akuzohej De Biasi për mos ftesë në Euro 2016, duke e llogaritur një humbje të madhe për Kombëtaren Shqiptare, ndërsa De Biasi përgjigjet se mund t’i ketë edhe cilësitë më të mëdha të botës, por nuk ndryshonte ekuilibrat në Kombëtare.

“Nuk ka luajtur shumë me ne, as gjysmë ndeshje. Mund të ketë cilësitë më të mëdha të botës, por nuk ndryshonte ekuilibrat e Kombëtares sonë. Ai është i lirë të bëjë atë që do. Dikush vuri në dyshim se e kishte bërë se ishte zhgënjyer nga fakti që nuk u thirr në Europian, por pastaj pashë intervistën ku thoshte që edhe nëse shkonte, do të zgjidhte vendin. Është një zgjedhje personale që ka të drejtë ta bëjë çdokush”, është përgjigjur De Biasi, përcjell lajmi.net.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.