“Gianluca di Marzio” zbulon përforcimin e ri të Juventusit, çmimi 40 milionë euro (FOTO)

Juventus është afër një përforcimi të madh gjatë afatit kalimtar të verës.

Merkato

15/06/2017 07:15

Juventus ka intensifikuar përpjekjet për transferimin e mesfushorit të Sevillas, Steven N’Zonzi.

“Gianluca di Marzio” raporton se “Bianconerët” janë duke konsideruar mundësinë të paguajnë dëmshpërblimin në kontratën e N’Zonzit me Sevillan me vlerë prej 40 milionë euro, përcjell “lajmi.net”.

N’Zonzi ishte objektiv i kampionit të Serie A edhe në edicionin e kaluar. /Lajmi.net/