“Gianluca Di Marzio” zbulon listën e futbollistëve që do të largohen nga Juventus (FOTO)

Juventus planifikon përforcime, por do të ketë edhe largime gjatë afatit kalimtar të verës.

Merkato

16/06/2017 07:15

Juventus është aktiv në të gjitha drejtimet, si në angazhimin e përforcimeve ashtu edhe tek shitjet.

“Gianluca Di Marzio” ka bërë të ditur emrat e disa prej futbollistëve që mund të largohen nga klubi, gjatë afatit kalimtar të verës. Stefano Sturaro ka zgjuar interesim nga Everton, përcjell “lajmi.net”.

Kurse, Mario Lemina mund të transferohet në Arsenal.

Të tjerët që momentalisht lidhen me largim nga Juventus janë të rinjtë, Mattiello, Mandragora dhe Cassata. /Lajmi.net/