Ghetto Geasy zbulon datën e publikimit të këngës së re

"Dashni me raki" dhe "Paris Milano", janë dy këngët e fundit të lansuara nga reperi, Getoar Selimi.

ShowBiz

25/09/2018 18:45

Ai edhe këtë verë ka qenë mjaft i angazhuar edhe në mbrëmje të ndryshme muzikore përreth trojeve shqiptare, shkruan lajmi net.

Së fundmi, Geti ka shijuar disa ditë pushimi në një nga vendet më luksoze në Ishujt e Karaibeve bashkë me gruan, prezantuesen, Marina Vjollca.

Duket se pushimet e kanë relaksuar mjaft shumë për tu rikthyer me këngë të reja. Me datën 28 shtator(E premte) vjen me këngë të re.

“MMV – Ghetto Geasy. Me date: 28.09.2018. Ne ora: 19:00”, ka shkruar ai.

Ndryshe, reperi Selimi vazhdon të jetë njëri ndër reperët më të suksesshëm në estradën shqiptare. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BoJ7gPBFpiD/?taken-by=ghettogeasy