Gëzuar Viti i Ri për Evropën?

Derisa Bashkimi Evropian po përgatitet të hyjë në vitin e ri, ajo po përballet me një stuhi të sfidave politike. Strategjinë që e ka përdorur në të kaluarën – mezi po kalon nëpërmjet një serie të fatkeqësive - që mund të mos jenë të mjaftueshme.

Opinion

29/12/2015 09:16

Natyrisht, BE-ja nuk është se nuk është përballur me menaxhimin e krizave. Për shembull, kriza e euros, është pritur gjerësisht ta shkatërrojë atë; por, pas disa viteve të samiteve të vështira, kjo çështje ishte pak a shumë me e përballueshme. Greqia vazhdon të jetë në gjendje të keqe, por ka ruajtur anëtarësinë e saj në BE dhe eurozonë. Dhe BE-ja tani ka mekanizma më të fuqishëm për koordinimin e politikave ekonomike.

Por situata sot është shumë më e kërkuar se çdo gjë që BE-ja ka parë deri më tani – jo më pak për shkak të numrit absolut të sfidave serioze me të cilat përballet Evropa. Larg nga “unaza e miqve”, që liderët e BE-së dikur kishin parashikuar, lagjja Evropiane është shndërruar në një “unazë zjarri”, e nxitur kryesisht nga kombinimi i terrorizmit islamik dhe agresionit rus në lindje të Ukrainës. Ideja se BE-ja, me shoqëritë e saj të hapura dhe me sundimin e fortë të ligjit, do të frymëzojë këto vlera në vendet përreth është kthyer mbi kokën e saj, me çrregullimin pranë Evropës, tensionet dhe jostabilitetin në Bashkim.

Një nga këto sfida është kriza e fryrë e refugjatëve, e nxitur nga konflikti në Lindjen e Mesme, veçanërisht në Siri. Për të qenë të sigurt, vetëm një pjesë e vogël e atyre që janë zhvendosur janë duke kërkuar të hyjnë në BE, derisa një milion refugjatë tjerë pritet të arrijnë këtë vit dhe të përfaqësojnë rreth 0.2% të popullsisë së BE-së. Por, kur ka shumë ardhje në një kohë kaq të shkurtër në vetëm disa vende, kapacitetet e BE-së të menaxhojnë fluksin dhe kontrollet në disa kufij brenda Zonë Shengen janë resetuar.

Në vitin 2016, vendet e BE-së mund të pritet që të trajtojnë rastin dhe sfidën e menjëhershme, duke u dakorduar për hapat kryesorë për kontrollin e kufijve dhe të ndajnë barrën e migrimit në mënyrë të barabartë. Por sfidat afatgjata – integrimi i refugjatëve në shoqërinë evropiane dhe lufta kundër rritjes së partive ksenofobie politike – do të jenë shumë më të vështira.

Por edhe pa krizën e refugjatëve dhe tronditjen e saj, BE-ja do të përballet me një agjendë më të kërkuar. Progresi në tregtinë transatlantike dhe partneriteti i investimeve dhe tregu i vetëm digjital, janë qendra për konkurrencën globale të BE-së, siç janë përpjekjet për të zbatuar kapitalin e planifikuar të tregjeve të bashkimit. Derisa kjo nuk është e mjaftueshme, një “strategji e re por e jashtme e sigurisë” do të zëvendësojë atë që ishte zhvilluar gjatë kohëve më optimiste të vitit 2003, dhe duhet të jetë në vend deri në qershor.

Për të përmbushur këtë agjendë të kërkuar, BE-ja duhet të jetë në momentin e saj më të mirë, duke bashkëpunuar në mënyrë efektive në fronte të shumta në të njëjtën kohë. Kjo do të jetë jashtëzakonisht e vështirë, në një kohë kur Mbretëria e Bashkuar është duke flirtuar me tërheqjen e saj. Edhe pse duket se gjithnjë e më shumë ka gjasa që kryeministri britanik David Cameron të arrijë një marrëveshje me homologët e tij evropianë deri në shkurt të vitit të ardhshëm, derisa shanset që votuesit britanikë të miratojnë marrëveshjen në referendumin pasues, që Cameron kishte premtuar se do ta mbajë në vitin 2017, janë jo më të larta se 50/50.

Sigurisht, referendumet janë në thelb të paparashikueshme. Më 3 dhjetor, danezët votuan mbi atë nëse do të modifikojnë zgjedhjen e vendit të tyre në çështjet e drejtësisë së BE-së (që do ti lejonte rregullat në mbarë Evropën të miratohen në një bazë rast pas rasti). Shumë pak njerëz kishin parashikuar se ndryshimet do të refuzohen – dhe madje edhe më pak kishte njerëz që besonin se do të mundet nga masa kaq zëshëm, duke votuar mbi 53% për jo. Fluksi i refugjatëve ka ndikuar në mënyrë të qartë në rezultate. Po ashtu, çdo kushte të reja të krizës që dalin nga referendumi britanikë, veçanërisht shumë pranë votimit, mund të ndikojnë ë rezultat.

Pasiguria që rezulton është shumë e dëmshme. Votimi kundër anëtarësimit të vazhdueshëm në BE do të ishte një fatkeqësi e rendit të parë për Evropën. Me ndikimin gjeopolitik të BE-së të reduktuar në masë të madhe, forcat anti-BE në vendet tjera anëtare do të fitojnë forcë. Pas zgjerimit për më shumë se gjysmë shekulli, BE-ja papritmas do të fillojë të tkurret. Trajtimi i pasojave të daljes së Mbretërisë së Bashkuar do të konsumojë shumë oksigjen politik në vitet pasuese, për të adresuar sfidat e panumërta tjera që Evropa po përballet.

Çfarëdo që të ndodhë, një gjë është e sigurt: një ose dy vite nga tash, BE-ja do të duket shumë ndryshe. BE-ja mund të jetë një bashkim i frakturuar, e preokupuar me arrestimin e avarisë së saj, e nxitur nga tërheqja e Britanisë së Madhe, që po pengohet në pothuajse çdo çështje tjetër me të cilën po përballet. Ose mund të jetë një bashkim i fuqishëm që përfshin Mbretërinë e Bashkuar duke marrë aktin e saj së bashku me të refugjatëve, kufijtë dhe çështjet e azilit dhe finalizimin e TTIP dhe tregun e vetëm digjital.

Në këtë aspekt, nëse viti i ri është i lumtur për Evropën mund të përcaktohet nëse në dekadën e ardhshme do të jetë i lumtur – si për Evropën dhe për ata, përfshirë Shtetet e Bashkuara, që varet mbi të.

Carl Bildt, është ish-kryeministër dhe ministër i jashtëm i Suedisë.

Ky opinion është shkruar ekskluzivisht për Project Syndicate, anëtar i së cilës është edhe lajmi.net)