Gëzohuni, ja çfarë do të thotë nëse jeni person i stresuar

Kur jeni para ndonjë ngjarjeje apo vendimi tejet të rëndësishëm për jetën tuaj ju mund të pësoni stresim goxha në një periudhë të shpejtë.

Fun

13/01/2016 12:20

Kjo mund të jetë për shkak të një dasme, ndonjë interviste punë, mediatike apo edhe për shkak të ndonjë provimi testues qoftë ai fakulteti apo dicka e ngjajshme, përcjellë Klan Kosova.

Prandaj në lidhje me gjendjen e stresimit të momenteve të ndryshme edhe po që se kërkoni në internet, rezultate të shumta kërkimesh tuaja do të ju pushtojnë duke ju treguar këshilla për menaxhimin e stresit.

Por në krahasim me shqetësimet tuaja që pësoni nga dicka e tillë, shkencëtarët kanadezë dolën me një rezultat befasues nga i cili thuhet se të stresuarit mund të kenë lidhje me nivel të lartë intelegjence, përcjellë Klan Kosova.

Nga ky rezultat thuhet se ata njerëz që shpenzojnë shumë kohë për të menduar e analizuar për gjërat që i shqetësojnë, janë të prirë për të kuptuar më mirë ngase kanë intelegjencë më të lartë.