Gëzohet Fajon: Do të bëj gjithçka që vizat të bëhen realitet

Raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian, Tanja Fajon, ka përshëndetur ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvendin e Kosovës.

Lajme

21/03/2018 19:45

Nëpërmjet një “cicërime” në llogarinë e saj në rrjetin social, Twitter, Fajon ka shprehur gëzimin e saj që deputetët kosovarë kanë ratifikuar demarkacionin.

“Jam shumë e lumtur prej lajmeve pozitive nga Kosova, ku është votuar marrëveshja e demarkacionit”, ka shkruar Fajon.

“Është kaluar një pengesë e rëndësishme për të mirën e të gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka vlerësuar ajo.

“Unë do të jap maksimumin tim që liberalizimi i vizave për në BE të bëhet realitet shpejt”, është zotuar Fajon.

“Kosova nuk ka qenë kurrë më afër Evropës”, ka vlerësuar raportuesja për vizat në Parlamentin Evropian.