Gëzohen tifozët e United, Fellaini te gjiganti italian (FOTO)

Marouane Fellaini mund të transferohet në Serie A.

Sport

15/08/2017 16:17

Kampioni italian Juventus ka shfaqur interesim për belgun.

Sipas “Sunsport”, nëse Juve s’do të arrijë transferimin e Blaise Matuidit, atëherë do të bëjë gjithçka për të marrë Fellainin nga Manchester United, përcjellë “Lajmi.net”.

Ditë më parë, Jose Mourinho ka bërë të ditur që Fellaini është lojtar shumë i rëndësishëm për Unitedin.

Por, kështu nuk mendojnë edhe tifozët nga “Old Trafford”, që mezi presin largimin e shtatgjatit. /Lajmi.net/

cats