Gëzim Kelmendi: Homoseksualizmi është kundër familjes

Deputeti i pavarur i Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi në emisionin “Komiteti” në RTK, ka thënë se homoseksualizmi, nuk është vlerë e Europës.

Lajme

17/04/2015 23:12

“Unë e përmenda që çështja e homoseksualizmit nuk është vlerë e Europës. Ka vende në Europë, që nuk e pranojnë këtë, sidomos partitë konservatore”, tha ai.

Ai thotë, se homoseksualizmi nuk e mbron familjen .

“Unë jam për ruajtjen e familjes. Le të dal dikush që përmes homoseksualizmit ruhet familja. Unë jam për një shoqëri të shëndoshë kosovare”, tha ai.

Kelmendi më tej e vlerësoi si provokim, paradën eventuale të këtij komuniteti.

“Ne e dimë që paradën e bënë ajo që na bënë krenarë, garda apo ushtria. Për momentin nuk është e rrugës për të provokuar ndjenjat e qytetarëve”, tha ai.